Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme apel qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme në rajonin e Lindjes së Mesme, për shkak të situatës së pasigurt dhe zhvillimeve të paparashikueshme në zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet veçanërisht të evitohen udhëtimet turistike, deri në një njoftim të ri nga autoritetet.

Ministria bën të ditur se po monitoron në vijimësi situatën dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse, në mënyrë që të shmangin rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve.