Vendosni fjalën kyçe....

Nga konsolidimi funksional tek rajonet strategjike, Mazniku prezanton 4 variante për reformën territoriale


Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, Arbjan Mazniku prezantoi katër variante të reformës territoriale, konsolidimi funksional i bashkive të vogla me ato më të mëdha, konsolidim me decentralizim, forcimi i qarkut, dhe krijimi i rajoneve strategjike për menaxhimin e fondeve të BE-së.

Asnjë variant nuk është zgjedhur si përfundimtar, ndërsa komisioni planifikon të organizojë dëgjesa në të gjitha qarqet.

1. Konsolidimi funksional

•Bashkitë e vogla bashkohen me ato më të mëdha fqinjë

•Qarqet mbeten si nivel koordinues

2. Konsolidim dhe decentralizim

•Krijohen bashki të mëdha (në nivel ish-rrethesh)

3. Forcimi i qarkut

•Ruhen bashkitë ekzistuese

•Qarku bëhet nivel ekzekutiv i fortë

4. Rajonet strategjike

•Bashkitë shumë të vogla konsolidohen

•Krijohen 4 rajone për zhvillim infrastrukture dhe menaxhimin e fondeve të BE-së.