Shqipëria renditet e para në Evropën Lindore me 7.70 pikë sa i përket transformimit politik, referuar raportit të fundit të hartuar nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI), që vlerëson dhe krahason proceset e transformimit drejt demokracisë dhe performancën ekonomike për gjithë vendet e botës.
Renditja vjen si rezultat i vlerësimeve përgjatë harkut kohor 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025 dhe është publikuar nga kryeministri Edi Rama.
Shqipëria renditet gjithashtu e para dhe në aspektin e qeverisjes me 6.71 pikë duke lënë pas vendet e rajonit, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovina e në fund Serbinë. Sa i përket, transformimit ekonomik, Shqipëria është pozicionuar pas Malit të Zi që është pararojë dhe Maqedonisë së Veriut.
- Transformimi Politik
Shqipëria — 7.70
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65
▫️ Mali i Zi — 7.40
▫️ Kosova — 6.90
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95
▫️ Serbia — 5.18
- Transformimi Ekonomik
▫️ Mali i Zi — 7.50
▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18
Shqipëria — 7.11
▫️ Serbia — 6.79
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57
▫️ Kosova — 6.21
- Qeverisja
Shqipëria — 6.71
▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07
▫️ Mali i Zi — 5.90
▫️ Kosova — 4.81
▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03
▫️ Serbia — 3.96
Rreth BTI
Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende.
Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende.
Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

