
Kryedemokrati Berisha pohoi mbrëmjen e sotme se se Rama po zhduk Portin e Durrësit, një nga pasuritë publike më të rëndësishme në vend.
Ai tha se Porti i Durrësit do zëvendësohet nga një port i ri jashtë herë më i vogël dhe 50 herë më i vogël se ai i Pireut.
“Do ndalem vetëm në një shembull, dhe kurrë nuk duhet të harrojë asnjë shqiptar, porti i Durrësit si vepër publike, është sot pasuria numër një në vlerë po ta vlerësosh edhe më e madhe se kaskada e Drinit. Në vlerë po ta vlerësosh në tërësi. Ajo zhduket para syve tanë në mënyrën më të paimagjinueshme. Del një arap nga deti dhe thotë do ndërtoj Dubain e 1001 netëve me Edi Ramën.
Vetëm sipërfaqja, trualli është 1 milion e 200 mijë metër katrorë. Pa llogaritur të gjithë investimin mijëravjeçar të shqiptarëve në hyrjen e portit, në kalata, etj me radhë. Ky tani zhduket. Do ndërtojmë një port tjetër. Zhduket se aty do ndërtohen 12 mijë apartamente të Dubait të Edi Ramës, gjashtë hotele, pesë pishina, etj me radhë. Dhe, do ndërtojmë portin tjetër, normal, shtetet ndërtojnë porte.
Por të lësh një port mijëravjeçar, të grabisësh një port mijëravjeçar me këto vlera, dhe të shkosh ta zëvendësosh me një port 6 herë më të vogël si kapacitet dhe tua shesësh shqiptarëve si porti më i madh i rajonit, në një kohë që është 40-50 herë më i vogël Porto Romano se Pireu dhe dhjetëra herëmë i vogël se Selaniku e me radhë, do të thotë të tallesh dhe të injorosh si pushtues qytetarët e këtij vendi.
Dhe këtë port të ri do ta ndërtojnë po taksapaguesit shqiptarë, do e paguajnë këta që numërojnë kafshatën.” – tha Berisha.