Vendosni fjalën kyçe....

Rreshje dëbore në Bulqizë dhe Dibër, situatë problematike për bujqësinë



Fshatrat e Bulqizës janë përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e kaluar, ku trashësia ka arritur deri në 10 centimetra. Megjithatë, situata nuk ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Reshjet e dëborës kanë prekur edhe zonat rurale të Dibrës, ndërsa në Lurë trashësia ka arritur deri në 15 centimetra, pa sjellë vështirësi në lëvizje.

Kjo situatë konsiderohet problematike për bujqësinë, pasi vjen në një periudhë kur shumë pemë frutore janë në lulëzim, duke rrezikuar dëmtime të konsiderueshme në prodhim.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes, ndërsa monitorimi i situatës vijon në të gjithë zonën verilindore.