
Evi Kokalari i ka dërguar kreut të PD-së Berisha kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 23 majit për kreun e selisë blu. Ajo ka postuar në Facebook kërkesën e drejtuar përmes avokatëve të saj në email-in zyrtar të kryedemokratit më 19 mars 2026.
Kokalari shkruan se i ka kërkuar email-in e Sekretarit të Përgjithshëm Noka edhe këtij të fundit dhe zëdhënëse se Berishës Floriana Garo për t’ia dërguar edhe Nokës kërkesën.
Kokalari sqaron se as Garo dhe as Noka nuk ia kanë dhënë adresën. Në fund të reagimit ajo nun ngurron të shigjetojë edhe Salianjin teksa shkruan se Berisha do largohet nga kreu i PD-së dhe do zëvendësohet jo nga ata me të kaluar kriminale si “Babalja” po nga dikush me të shkuar të pastër që do reformojë opozitën dhe do rrëzojë Edi Ramën, duke nënkuptuar veten.
Postimi i Kokalarit
“Sa për informacion publik, kërkesa zyrtare nga avokatët e mi i është dërguar Sali Berishës via e-mail më 19 mars 2026.
Në bazë të këshillës së avokatëve në Shqipëri, i kam kërkuar edhe Floriana Garos dhe vetë Flamur Nokës të më japin adresën e e-mailit të tij (Nokës) në kapacitetin e sekretarit të partisë, që t’ia dërgonim në mënyrë zyrtare.
Kjo është refuzuar nga Floriana për arsye që nuk kanë kuptim dhe në mënyrë joprofesionale (jo se prisja më tepër) nga vetë sekretari, i cili u përgjigj me një emoji, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi statusin e tij psikologjik.
Gjithsesi, letra është nisur edhe nëpërmjet mesazhit elektronik sekretarit, kryetarit Sali Berisha dhe Shkëlzen Berishës, nëpërmjet të cilit kalojnë të gjitha kandidaturat.
Sigurisht, kjo fiasco do të marrë fund kur Berisha të zëvendësohet jo nga ata me të shkuar kriminale si “Babalja”, por nga individë me një të shkuar super të pastër, dhe që fokus kanë vetëm reformimin e opozitës dhe largimin dhe zëvendësimin e Edi Ramës.”
