Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Divjakë, një person humb jetën



Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 08:50 në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, përfshirë në aksident kanë qenë një mjet bujqësor pa targa, i drejtuar nga shtetasi M. M., 67 vjeç, dhe një motomjet me drejtues I. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, I. D., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.