Vendosni fjalën kyçe....

Pas Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me molotovë dy ministri


Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë ka vijuar me përshkallëzim të mëtejshëm, pasi protestuesit janë nisur në drejtim të Bashkisë së Tiranës, ndërsa gjatë marshimit janë sulmuar me molotovë dy institucione shtetërore.

Sipas raportimeve, lëndë djegëse dhe fishekzjarrë janë hedhur në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës, pak pasi më herët u hodhën molotovë edhe drejt godinës së Kryeministrisë.

Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës ka bërë që protestuesit të shpërndahen përkohësisht, por më pas ata janë riorganizuar dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit.