
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku iu besua drejtimi politik i qarkut të Tiranës dhe vijimi i detyrës për diasporën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi historike pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se PS mori dy nga tre vota të shqiptarëve jashtë vendit.
Ai shtoi se objektivi për zgjedhjet e ardhshme është trefishimi i kësaj mbështetjeje.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot
Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë
Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim.
Faleminderit