
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndërmarrë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke zëvendësuar disa prej figurave të njohura të kësaj force politike.
Vendimet janë marrë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, e zhvilluar në Durrës, ku është vendosur largimi i Eduart Shalsit nga drejtimi politik i Kukësit, ndërsa në Shkodër Benet Beci është zëvendësuar nga Enea Karakaçi.
Ndryshim ka pasur edhe në Durrës, ku Emirjana Sako nuk do të mbajë më postin e drejtueses politike.
Ogerta Manastirliut është rikonfirmuar si drejtuese politike e Tiranës, ndërsa asaj i bashkohet në këtë detyrë dhe Taulant Balla.
Asambleja u fokusua në riorganizimin e brendshëm dhe forcimin e strukturave në nivel vendor, ndërsa u konfirmuan edhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe.
Në Tiranë do të jetë Taulant Balla, në Durrës Blendi Klosi, në Shkodër Enea Karakaçi, në Lezhë Ermal Nufi, në Kukës Erion Malaj, në Dibër Ulsi Manja, në Elbasan Arbjan Mazniku, në Fier Belinda Balluku, në Korçë Niko Peleshi, në Gjirokastër Mirela Kumbaro, në Berat Ervin Demo dhe në Vlorë Bledi Çuçi.