Vendosni fjalën kyçe....

“U miratuan disa vendime të rëndësishme në Asamble”- Klosi: Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të organizuar


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha se u miratua plani i punës nga sot deri në 30 qershor, për zgjedhjet brenda PS-së.

Ai u shpreh se  zgjedhjet do të kryhen në çdo organizatë socialiste, ku do të ketë 4 anëtarë të rij si kusht.

“U miratuan disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar të çdo qarku, ku u evidentuan problematikat. Miratuan edhe panin e punës deri në 30 qershor.

Puna e organizatave, anëtarësime të reja, çdo organizatë e PD duhet të shkojë 4 shtime të reja, me theks tek gratë dhe të rinjtë.

Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të organizuar duke kuptuar që gjithmonë e më shumë rritet dhe ka numrin më të madh të votave socialiste dhe mundësitë për t’u shtuar.

Në zgjedhje ne hyjmë për të fituar në të gjithë bashkitë, nuk kemi asnjë bashki ku nuk synojmë fitoren.”