Në bashkëbisedimin me furnizuesit e naftës, ministrja Delina Ibrahimaj tha se një ekip monitoron çmimin e zhdoganimit dhe në tregun e pakicës.
Gjithashtu, në produktet e shportës nuk janë konstatuar abuzime.
“Kemi identifikuar 70% të produkteve të shportës që po i monitorojmë në disa pika tregtimi dhe nuk ka pasur asnjë luhatje deri tani, spekulative apo abuzive”, tha ministrja.
Më tej, ministrja tha se monitorimi është ditor dhe diskutimi i përditshëm për çmimet do të jetë transparent.
“Monitorimi është ditor. Diskutimi mbi çmimet dhe efektet e tyre, janë të përditshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në mënyrë transparente dhe në komunikim me publikun”, u shpreh Ibrahimaj.
