Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kreun e PD-së, Pas Kokalarit zyrtarizojnë kandidaturën Salianji e aktivistja


Pas Evi Kokalarit, edhe Ervin Salianji e Alesia Balliu pritet të kandidojnë përballë Sali Berishës për kreun e PD-së në zgjedhjet er 23 majit.

Salianji është ish-deputet i PD-së dhe ka nisur një tur takimi nëpër Shqipëri me aktivistë e simpatizantë të partisë, shkruan Shqiptarja.

Evi Kokalari është një aktiviste e selisë blu që u shfaq në krah të Berishës në turin e tij pas shpalljes nongrata dhe rimarrrjen e PD-së prej Lulzim Bashës.

Ndërsa Alesia Balliu është një aktivistë dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.