
Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Tritoli i është vendosur automjetit të agjentit të krimeve, Gent Gjetja, 41 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi
“Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volksëagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”