Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK kundër ndërtimit të resortit, hedhin vezë në godinë



Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë zhvendosur sot protestën e tyre para zyrave të SPAK, për të kundërshtuar ndërtimin e një resorti në pronat që ata pretendojnë se janë të tyre me dokumentacion të rregullt.

Në shenjë revolte, disa prej protestuesve kanë hedhur vezë drejt godinës së SPAK.

Protesta ka nisur me thirrje për drejtësi dhe vjen pas disa ditësh kundërshtimesh nga banorët në zonën ku po ndërtohet resorti. Më herët, ata janë përplasur edhe me policinë, duke u përfshirë në tensione me pronarë privatë të tokës dhe përfaqësues të kompanisë që qëndron pas projektit të resortit.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe zgjidhjen e situatës në përputhje me ligjin, duke apeluar për ndërhyrje nga institucionet shtetërore dhe nga SPAK.