Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me thikë tre të rinj në Bulqizë, sillen me shpejtësi te Trauma


Tre të rinj janë plagosur pas një sherri me thika në Bulqizë.

Të plagosur kanë mbetur 26-vjeçari Fluturim Tolle, 26-vjeçari Adhurim Koçi dhe 22-vjeçaru Renaldo Dauti.

Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë ku më rëndë paraqitet gjendja e Tolles, shkruan Shqiptarja.

Dyshohet se të rinjtë janë përplasur brenda një lokali dhe më pas kanë dalë jashtë ku janë përplasur fizikisht.