
Partitë Popullore Europiane kanë dënuar gjuhën e përdorur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi në seancën e djeshme në Kuvend.
Përmes një postimi në rrjetet sociake, PPE e cilësojnë deklaratën e Ballës në Parlament sulm verbal seksist, PPE shkruan se poshtërimi personal nuk ka vend në institucionet demokratike.
Po kështu ato i bëjnë thirrje PS-së të përmbahet nga gjuha dhe sjellja që shkel dinjitetin e grave.
“Ne, gratë e EPP, dënojmë me forcë sulmin verbal seksist të kryetarit socialist Taulant Balla, drejtuar ndaj Zëvendëspresidentes sonë Albana Vokshi, gjatë seancës së fundit plenare të Parlamenti i Shqipërisë, ku ai sugjeroi se numri i saj është “0900” – një referencë ndaj një linje telefonike seksuale!
Komentet seksiste dhe poshtërimi personal nuk kanë vend në institucionet demokratike. Mosadresimi i këtij incidenti gjatë seancës është i papranueshëm.
Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Zëvendëspresidenten tonë dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë, veçanërisht atyre të shumicës qeverisëse, të përmbahen nga gjuha dhe sjelljet që shkelin dinjitetin dhe të drejtat e grave.
Respekti dhe toleranca zero ndaj seksizmit duhet të udhëheqin institucionet tona politike.”, shkruhet në njoftimin e PPE.