
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë që në hapje për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, numër i pamjaftueshëm për të vazhduar procedurën e votimit.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca do të vazhdojë në një moment tjetër, nëse plotësohen kushtet e nevojshme për zhvillimin e saj.
Sipas rregullave kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë kërkohen të paktën 80 vota pro nga deputetët e Kuvendi i Kosovës. Për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve në sallë, procesi nuk mund të vazhdonte me votimin, shkruan Koha.
Gjatë deklaratës së saj, Haxhiu tha se kishte bërë disa herë thirrje që deputetët që mungonin të paraqiteshin në sallë, në mënyrë që seanca të zhvillohej në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, sipas saj, mungesa e tyre bëri që të mos sigurohej prania e dy të tretave të deputetëve, çka e bëri të pamundur vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e presidentit.