Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Banorët e Rrjollit do ia dalin, jemi krah tyre për pronën


Kreu i partisë Partia Mundësia, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në tubimin e zhvilluar para Kuvendi i Shqipërisë, deklaroi se banorët e Rrjoll po shkruajnë një kapitull të ri në historinë e protestave në mbrojtje të pronave të tyre.

Shehaj theksoi se, ndërkohë që banorët po përballen me interesat e oligarkëve, partitë politike nuk po u dalin në mbrojtje.

Sipas tij, në shumë zona turistike të jugut të Shqipërisë, pothuajse nuk ka resort ku politikanë apo ministra të mos kenë vila apo prona.

Ai shtoi se situata në Rrjoll tregon se shqiptarët e ruajnë ende frymën e protestës, por nuk mund të pritet që qytetarët të dalin në protesta për interesat e politikanëve. Sipas Shehajt, banorët e Rrjollit po bëjnë histori me qëndresën e tyre dhe në fund do t’ia dalin, pasi kanë mbështetje në këtë betejë.

“Jemi në 2026 dhe prona vazhdon të vidhet. Por sot po ju vidhet prona dhe atyre që kanë certifikata pronësie. Partia “Mundësia” në krahun e qytetarëve që luftojnë për të mbrojtur pronën. Ndërkohë që ju përplaseni me oligarkët, partitë politike janë me ata, nuk ka resort në jugun e Shqipërisë që mos të ketë politikanë e ministër pa një vilë. Ajo që po ndodh në Rrjoll tregon se shqiptarët e kanë shpirtin e protestës. Por s’mund t’i kërkojmë të protestojnë për interesin e politikanëve. Po bëjnë historinë e protestave në Rrjoll, do tja dalin, na kanë në krah. Kjo është historia e pronarëve që nuk i është kthyer prona.” – tha Shehaj.