
Gjatë një seance në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, i tërhoqi vëmendjen kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke kritikuar lehtësimin e përdorimit të fjalorit fyes nga kryetari i opozitës, Sali Berisha.
“Në kushte normale, do të isha shumë i ashpër me ju personalisht, qoftë në cilësinë tuaj institucionale si kryetar i Kuvendit, por edhe në cilësinë personale tuaj personale si rrezatues i qytetarisë korçare që lejoni në këtë Kuvend të përdoren fyerje nga kryetari i opozitës”, tha Bido.
Përgjigjja e Peleshit nuk vonoi. Ai e falenderoi Bidon për vërejtjet por i vuri në duke se nëse ai donte që rregullorja të respektohej duhej ta respektonte vetë i pari.