
Kina ka njoftuar se do të dërgojë një emisar special në Lindjen e Mesme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësimi, në një kohë kur konflikti mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit vijon të përshkallëzohet, përcjell Fox News.
Njoftimi u bë nga ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, gjatë bisedave telefonike me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, si dhe me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud.
Sipas deklaratës së publikuar nga ambasada kineze në SHBA, i dërguari special i Kinës për çështjet e Lindjes së Mesme do të vizitojë vendet e rajonit për të zhvilluar përpjekje diplomatike me synim uljen e tensioneve dhe de-përshkallëzimin e krizës.
Ky hap shihet si pjesë e përpjekjeve të Pekinit për të luajtur një rol më aktiv diplomatik në rajon, ndërsa situata mbetet e tensionuar.