Vendosni fjalën kyçe....

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin sasi molotovësh dhe fishekëzjarrësh


Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë.

Zjarri ka përfshirë godinën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë autoritetet duke hedhur ujë.

Protestuesit më pas janë larguar duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë, aty ku është vendosur një kordon policie.

Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha është larguar nga protesta, teksa është parë të futet në mjetin e tij.

Ndërkohë para Kryeministrisë vijojnë të qëndrojnë protestues.

Forca të shumta policie ndodhen në zonë, ku kanë nisur shoqërimet e tubuesve në komisariat.