Pas marshimeve para Kryeministrisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, protestuesit e opozitës po zhvendosen drejt selisë së Partisë Socialiste në Tiranë.
Sipas raportimeve, përpara selisë janë vendosur njësitë speciale Shqiponjat dhe FNSH për të parandaluar përplasje të drejtpërdrejta dhe për të ruajtur rendin publik.
Nuk dihet ende nëse protestuesit do të ndalen në selinë rozë apo do të vazhdojnë drejt institucioneve të tjera si Ministria e Drejtësisë ose drejtoritë vendore të policisë.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit janë në gatishmëri për çdo lëvizje të mundshme të protestuesve.
