Kanë nisur përplaset e para mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, pasi protestuesit e opozitës i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që ndodhet në zonën e Brrylit në Tiranë.
Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë për të vijuar marshimin drejt ambienteve të Policisë së Shtetit.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Policia është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës duke i shpërndarë ata.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protestuesit janë drejtuar drejt Policisë së Shtetit, sepse aty ndodhet Ilir Proda, të cilin e cilësoi si një kryebandit.
Kryedemokrati u shpreh se ai nuk do të ketë të ardhme sikurse kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, në zyrë të Prodës është edhe Ergys Agasi, duke iu referuar akuzave që ai ka përmendur më herët ndaj tyre.
“Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda. Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij.Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata.
Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar.Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit. Ne shkojmë gjer atje.”, tha ai.
