Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999


Presidenti i Serbi, Aleksandar Vučić, deklaroi se sulmet e Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit do të kenë “pasoja afatgjata në skenën politike globale”, duke i krahasuar ato me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999.

Në një intervistë për një televizion privat, Vuçiç tha se qëllimi i sulmeve është rrëzimi i qeverisë iraniane, njësoj siç, sipas tij, objektivi në vitin 1999 ishte rrëzimi i Slobodan Milošević.

Ai argumentoi se bëhet fjalë për një përpjekje për ndryshim regjimi dhe për orientimin e Iranit drejt “vlerave perëndimore”.

Presidenti serb shtoi se SHBA-të mund të synojnë t’i imponojnë Iranit një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të Venezuelës, duke aluduar për vendosjen e një figure politike të pranueshme për Perëndimin.

Sipas tij, “ligji i fuqisë” po mbizotëron në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare po anashkalohet.

Vuçiç theksoi se ndryshimet “tektonike” në rendin global kërkojnë që vendet e vogla të përgatiten për sfida të reja sigurie.

Ai njoftoi se Serbia do të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe se në muajt e ardhshëm do të bëhen publike blerje të reja të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore.