Vendosni fjalën kyçe....

Caktohet me short treshja gjykuese për dosjen ndaj Veliajt


Pas hedhjes së shortit është caktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjyqtare kryesuese do të jetë Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 personave e subjekteve të tjera të përfshira në hetim.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK e akuzon atë për 13 vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.