
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, tha sot se javën e ardhshme do nisë një tur në vend lidhur me Reformën Territoriale.
Ai theksoi gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së, se me Reformën Territoriale nuk do ndryshojnë vetëm kufijtë e bashkive, por edhe funksionimi i tyre.
“Kërkohet rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i bashkive në territor. Kur flasim për Reformën Territoriale, kuptohet që produkti që ne presim është një produkt që do të lehtësojë të gjitha këto sfida. Kur flasim për Reformën Territoriale më pas, kuptohet që produkti që ne presim, është një produkt që do të lehtësojë të gjitha këto sfida që ne diskutojmë dhe të përgatisë bashkitë nesër, që të adresojë sfidat që ka vetë territori, duke marrë në konsideratë të gjitha problematikat. Kjo javë përpara, do të fillojë një tur fakt-mbledhës në territor. Dhe unë jam i bindur se hapi i mëpasshëm që ka të bëjë me vlerësimin e funksioneve të bashkisë, sepse ne nuk mund ta perceptojmë reformën si një reformë që do ndryshojë vetëm kufijtë e bashkive, por është më e rëndësishme funksionet e bashkive”, tha Demo.