Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO lë në fuqi lirimin e Lefter Kokës, rrëzohet ankimi i SPAK


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-ministrit Lefter Koka, duke rrëzuar ankimin e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Shkallës së Parë kishte konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit për çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit, pasi ishte tejkaluar afati trevjeçar i paraburgimit i parashikuar nga ligji.

Apeli, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Tereza Merkaj, vendosi miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila kishte shpallur shuarjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit L.K.

Sipas njoftimit zyrtar, kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në përputhje me ligjin. Kjo do të thotë se SPAK ka ende mundësinë t’i drejtohet shkallës më të lartë gjyqësore.

Me vendimin e sotëm, Lefter Koka do të vijojë të gjykohet në gjendje të lirë për këtë çështje, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon në themel.