Vendosni fjalën kyçe....

“PS ka vendosur të mbrojë deri në fund Ballukun, nesër do i drejtohem Kushtetueses” – Shehaj


Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se Partia Socialiste ka vendosur të mos miratojë heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shtuar se, sipas tij, ajo po mbrohet politikisht prej rreth dy muajsh.

Gjatë një interviste në News24, Shehaj bëri të ditur se të nesërmen, së bashku me deputetin Erald Kapri, do t’i drejtohen Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me një kërkesë zyrtare. Sipas tij, qëllimi është që gjykata të shprehet mbi faktin se dosja e dorëzuar në Kuvend nga SPAK po mbahet konfidenciale.

Shehaj theksoi se deputetët nuk po lejohen të njihen me përmbajtjen e plotë të materialeve hetimore, ndërkohë që pritet të votojnë për heqjen ose jo të imunitetit të zëvendëskryeministres. Sipas tij, kjo situatë krijon një problem procedural dhe cenon transparencën e procesit parlamentar.

“SPAK ka kërkuar arrestimin e Ballukut. Ka një tentativë për të mbrojtur Ballukun, fillimisht me pezullimin tani me imunitetit. PS e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të lejojë arrestimin, dhe kjo pritej sepse do të ishte një problem i madh për Ramën. Nuk dimë ç’mund të bëjë ajo pas arrestimit, e quante veten të paprekshme që mendonte se kurrë nuk do të hetohej apo merrej e pa ndehur.

PS ka dy muaj që e mbron Ballukun, e mbrojti me kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese, e bën çdo ditë me sulmet ndaj drejtësisë, e bën edhe kur nuk bëhen publike të dhënat në dosjen e Ballukut kur deputetët duhet të vihen ne dijeni pasi jemi ne që duhet të votojmë për imunitetin e saj. Nesër së bashku me deputetin Kapri do dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë që të shprehen në lidhje me këtë çështje. Balluku del në dosje me përgjime që ndan tendera me bizneset, ku del edhe emri i Ramës”, tha Rama.