Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 32-vjeçari në Peqin, përdorte automjet me fenelina policie dhe armë zjarri



Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”, ku u arrestua një 32-vjeçar nga Peqini, i cili u lokalizua në fshatin Bradashesh duke drejtuar një automjet tip “Audi” me fenelina të ngjashme me ato të Policisë, për të simuluar një mjet zyrtar.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një pistoletë me fishekë, fenelinat dhe automjetin, të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale:

  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

  • “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”

Operacioni tregon vigjilencën e Policisë në parandalimin e përdorimit të mjeteve dhe armëve në mënyrë të paligjshme.