
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën e Selvisë, në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një motor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dy të rinj rreth 20 vjeç, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët po udhëtonin me motor.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se Zefi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa Bollati, drejtues i motorit, është në gjendje të qëndrueshme.
Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.