Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Jemi kundër kërkesës së SPAK, pezullimi masë e mjaftueshme


Kreu i grupit parlamentar socialist Balla tha për përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve se PS-ja është kundër kërkesës së SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Balluku.

Sipas tij masa e pezullimit është e mjaftueshme.

“Ka qenë një proces shumë i mirë ku jo pa arsye po me arsye të plota, Kuvendi, ka marrë kohën  nevojshme sa kohë që në këtë proces u përfshi dhe Gjykata Kushtetuese. Sot ka dalë në pah se SPAK pati pezulluar shqyrtimin e pezullimit se po shprehej Gjykata Kushtetuese. Pyetjet e të gjithë deputetëve ndaj palëve të përfaqësues, dhe SPAK dehe avokatëve, mendoj që kanë hedhur dritë mbi shumë çështje që lidhen me elementin të Kushtetutës, prezumimit të pafajësisë. Në përfundim të këtij procesi, duke qemë se pala tjetër e kishin marrë vendimin para se të bëhej shqyrtimi, ndërkohë që në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve, kam informuar Këshillin Mandateve, ne nuk ishim dakord me atë mënyrë sesi është propozuar. Masa e pezullimit besoj se është mjaftueshëm”, tha Balla.