Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e El Menchos shkakton spirale dhune në Meksikë, vriten policë, sulmohen komisariate e bllokohen autostrada (Video)


 

Vrasja e “El Menchos”, kret të kartelit meksikan të drogës CJNG (Cartel Jalisco Nueva Generacion) në një operacion të ushtrisë meksikane, ka nxitur një valë dhune të kartelit më të fuqishëm në vend pas goditjes ndaj kartelit të Sinaloas dy vite me parë.

El Mencho ishte bosi më i kërkuar i kokainës në botë dhe për kokën e tij SHBA-ja kiste vënë një shërblim prej 15 milionë dollarësh. Anëtarët e kartelit kanë qëlluar pë vdekje oficerë të policisë, kanë bllokuar rrugë e autostrada dhe u kanë vënë flakën makinave.

Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, u vra në një operacion federal kundër Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliscos mëngjesin e së dielës, raportuan gazetat Reforma dhe Milenio, duke cituar burime që nuk i emëruan.

Oseguera u bë i njohur pasi ndihmoi në themelimin e kartelit të Jaliscos rreth vitit 2009. Fillimisht një rival i Kartelit të Sinaloas, ai është një nga entitetet kryesore që trafikon kokainë, metamfetaminë dhe fentanil drejt SHBA-së. Departamenti i Thesarit i SHBA-së thotë se ai ka diversifikuar biznesin e tij, duke përfituar tashmë nga aktivitete të paligjshme, përfshirë vjedhjen e karburantit dhe kontrabandën e naftës bruto, shkruan Bloomberg.

Pas operacionit në të cilin u vra “El Mencho”, grupet kriminale dogjën makina dhe kamionë për të bllokuar rrugët në zona të ndryshme të shtetit Jalisco, sipas të dyja gazetave Reforma dhe Milenio. Bllokadat u përhapën edhe në shtete të tjera si Michoacán dhe Guanajuato.