
Një problem serioz është konstatuar te shtylla e tensionit të lartë 110 kV që lidh HEC Egnatia me nënstacionin e Librazhdit, pasi bazamenti i saj është zhvendosur dhe fundosur për shkak të lëvizjeve të tokës.
Specialistët e OST dhe gjeologët po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë stabilitetin e terrenit. Po shqyrtohet një ndërhyrje emergjente për përforcimin e bazamentit dhe stabilizimin e shtyllës me kabuj çeliku, për të shmangur rrezikun e shembjes apo ndërprerjes së energjisë.
Autoritetet sigurojnë se linja është nën kontroll dhe çdo ndërhyrje do të bëhet me prioritet për të garantuar furnizim të sigurt me energji.