Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Tiranë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në zonën e ish-Parkut në Tiranë, afër kompleksit Delijorgji.

Një person ëshë paraqitur në një spital privat me plagë arme zjarri në bark. Identiteti i të plagosurit dhe dinamika e ngjarjes nuk dihen ende.

“Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.