Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për ndryshim mase


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase të ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndaj Çyrbjas rëndojnë akuzat për “korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtim të sekretit shtetëror”.

Njoftimi zyrtar

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), më datë 20.02.2026, disponoi mbi çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, lidhur me kërkesën e të pandehurit J.Ç.

Objekti i kërkesës ishte: “Shuarja e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025”.

Vendimi i Apelit ishte:

– Rrëzimi i kërkesës së kërkuesit J.Ç.

Vendimi u shpall në Tiranë, më 20.02.2026.