
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në kuadër të Bordit të Paqes për Gazën.
Berisha e akuzoi Ramën për dhunë ndaj protestuesve dhe e cilësoi atë si “armik të Shqipërisë”, duke deklaruar se vizita është thjesht propagandë politike.
Ai shtoi se Shqipëria është anëtare e Bordit të Paqes, i cili sipas tij është themeluar nga Donald Trump, dhe se ftesa ka qenë për shtetin shqiptar dhe jo për kryeministrin personalisht.
“Plumbat mbi demonstruesit janë me urdhër të tij. Të qëllosh në ballë, në kafkë, pas, ke vetëm një qëllim, t’i lësh të vrarë në vend. Nuk ka forcë në botë që të shpëton ty.
Ishte e lehtë ajo që thashë; je lopë e çmendur, por je një armik i urryer i Shqipërisë. Sot niset dhe ai do të përpiqet që ta paraqesë në propagandë.
Shqipëria është anëtare e Bordit të Paqes, që është e themeluar nga zot Trump. Do të shkonte ky apo Harami, s’ka rëndësi. A i shkon hajdut dhe kthehet i tillë. Ftesa ka si qëllim Shqipërinë dhe jo personin e shpërfytyruar.”, tha Berisha.