
Policia e Shkodrës ka kapur dhe vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Prekal.
Bëhet fjalë për Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili kishte masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Hetimet tregojnë se Guri dyshohet se ka kultivuar 90 bimë narkotike në vitin 2021 në njësinë administrative Postribë, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia.
Gjatë ndalimit, në çantën e tij u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua si provë materiale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.