Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Lubia ka 300 apartamente, do konfiskojmë pronat e zyrtarëve të korruptuar


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar sulmet politike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, gjatë një takimi me qytetarët në Krujë.

Berisha deklaroi se Balluku, sipas tij, ka përfituar rreth 300 apartamente duke përdorur fondet publike të destinuara për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ai pretendoi se kostoja e ndërtimit arrin në 20 milionë euro për kilometër dhe se një pjesë e shumës, sipas tij, është kthyer në prona të paluajtshme.

Më tej, Berisha akuzoi edhe Ramën për përfitime edhe më të mëdha financiare, duke folur për shifra që, sipas tij, kapin miliarda euro.

Në fund, ai premtoi se në rast se Partia Demokratike rikthehet në qeverisje, do të ngrihet një agjenci e posaçme që do të merret me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion.

“Kujtoni pak, në vitin 2011 Ina Ramës i kam dhënë epitetin më të merituar. Por ama, prapa pavarësisht nga epiteti im kur ajo kërkonte imunitetin e deputetëve nuk mendova kurrë ta bllokoja dhe secilit ministër apo zv/ministër që iu kërkua, e dha vetë e dorëzoi dhe u paraqit. Tani Edi Rama kërkon të na thotë ju kemi vjedhur dhe do tju vjedhim dhe ka 3 muaj që mban shoqërinë shqiptare peng, ka 3 muaj të kapur në flagrancë me vjedhje 1 mld euro jo thotë nuk mund të pezullohet nuk mund ti hiqet imuniteti. Sot derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju ndërmarrje shtetërore që merr peng biznesmenë. Kam dëgjuar që narkoshtete kartele marrin peng, i merrte shteti, i merrte Gysi me urdhër të Ramës sepse baxhanaku i tij duhet të fitonte cdo tender. Nuk ka moment më kritik për vendin. Ne jemi në betejë finale. Do ta fitojmë se është betejë e drejtë dhe asgjë sdo të na pengojë pa u dhënë atë që meritojnë. Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarë. Kanë zhytur 49% të  shqiptarëve në varfëri. Po jua them sic i kapëm Aldo Baret kudo ku ishin nëpër botë, do i kapim dhe do i sjellim para ligjit. Një agjenci e fuqishme do të krijohet për të gjetur dhe konfiskuar pasuritët e tyre. 300 apartamente lubia e imagjinoni ju apo jo. jepjani paratë tuaja tek rruga, kthehen paratë në apartamente për të. Jep 20 mln euro kilometri, kështu janë blerë apartamentet. Po Rama, ka më shumë, ka miliarda. 200 mln kishte kur ishte kryetar bashkie.”