Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria ka narkoqeveri, Edi Rama po ndryshon ligjin për të mbrojtur veten” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëëmjen e sotme se Shqipëria qeveriset nga kreu i një organizate kriminale si kryeministri Rama.

Në një takim me demokratët e Krujës, ai tha se kreu i narkoqeverisë po ndryshon ligjin për të mbrojtur veten nga ligji për të vijuar të vjedhë bashkë me ministrat e tij.

“Ju dëgjuat për Ergys Agasin. Një njeri që ka një zyrë të madhe që filmon çdo gjë, organizon vrasje, thërret gjyqtarë e kryepolicë. Ky është Edi Rama, Ergys Agasi ishte një ordiner, por u bë i fuqishëm sepse ishte Edi Rama. Merrte çdo natë udhëzimet e Ramës. Nuk ka burra më të ligj se Taulant Balla, Ervin Hoxhaj dhe Bledi Çuçi. Nuk po dua të lëshoj gojën për ta. Të tre i ka hequr Gysi. Të tre i ka shkarkuar nga detyra sepse tregonte zero tolerancë ndaj tyre për të ndërhynë në Policinë e krimitme me Prodën. E thirrën një prej tyre dhe i thanë, ministër ne me këta tre kriminelë në Polici ndërpresim marrëdhënien dhe ky i thonte nuk kam autoritet tek ata. I gjithë autoriteti është tek Kryemainistri…”Ai e thirri “Mor legen i tha t’i i ke thënë atyre që unë e kam në dorë dhe pas një muaji e shkarkoi. Por ky është Ergysi, Ergysi ishte Edi Rama. Ne qeverisemi nga një njeri që është kryetari i organizatës më të rrezikshme kriminale. Ndaj dhe ne jemi sot në një udhëkryq të rrezikshëm. Çdo ditë rreshtojmë vjedhjet e tyre… E vërteta është që ata vetëm vjedhin. Ata janë të pamëshirshëm. Tani që janë kapur, po bën ligjin mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrit e tij…Këtu ka një propagandë shumë të keqe…Rama ka tre muaj që mban shoqërinë shqiptare peng…Ka 3 muaj që të kapur në flagrancë me vjedhjet që shkojnë mbi 1 mld euro dhe jo thotë nuk mund të pezullohet. Nuk mund t’i hiqet imuniteti. Sot shkonte vajtonte derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë” – tha Berisha.