Vendosni fjalën kyçe....

“Policia do mbajë përgjegjësi për dhunën ndaj qytetarëve, mos zbatoni urdhrat e kriminel Prodës e Bizhgës” – Berisha


Kreu i PD-së Beirsha u ka bërë thirrje policëve të mos zbatojnë urdhrat e drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe të drejtorit të Tiranës Sokol Bizhga.

Në foltoren e përjavshme të së hënës, kryedemokrati falëndëroi të rinjtë që morën pjesë në protestën e 10 shkurtit. Beirsha tha se kishte paralajmëruar policinë se do mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.

“Ju mblidheni këtu në emër të idealeve të lirisë, të dinjitetin njerëzor e kombëtar. Një përshëndetje për të gjitha ata që mbushën rrugët në kryengritjen tonë paqësore. Të rinjtë ishin forca energjia dhe u bënë tmerri i narko-regjimit më datën 10 shkurt. Sot ju them se është shans i madh i jetës suaj të filloni jetën politike në mbrojtje të vendit tuaj. Është shansi i madh i juaj, mision i jetë suaj për të cilin do të ndjeheni krenar. Unë dënoj dhunën terrorin fizik dhe psikolog që u ushtrua në komisariatet e policisë ndaj të rive, adoleshentëve, histerinë në parlament të hajdutëve socialistë. Unë paralajmëroj policinë se nuk do tolerohet asnjë keqtrajtim ndaj qytetarëve dhe të rinvje. I them oficeres që paraqitej si psikologe tek adoleshentët e arrestuar. Do të gjejmë cila je e zeza ti, ligji do të jetë shumë i rreptë mbi. Të shkojë me uniformë mashtrimi, nuk duhet të harroje se je motër, nënë bashkëshorte. Ju nuk kemi asgjë të përbashkët me kriminel Prodën dhe Sokol Bizhgën, urdhrat e tyre asnjë të mos i zbatojë”, tha Berisha.