Vendosni fjalën kyçe....

Takimi Spiropali-Krichbaum, ambasada: Reformat e sundimi e ligjit përcaktuese për integrimin


Ambasada Gjermane në Tiranë i ka dhënë zë takimit të ministres së Jashtme Spiropali me atë gjerman Krichbaum.

Ambasada shkruan se ministri Krichbaum ka theksuar gjatë takimit se shpejtësia e anëtarësimit në BE varet nga ritmi i reformave sidomos në fushën e sundimit të ligjit.

“Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, zhvilloi më 14 shkurt në Mynih një bisedë produktive me Ministren e Jashtme Elisa Spiropali, në kuadër të Konferencës së Sigurisë. Ai theksoi se shpejtësia e procesit të pranimit në BE të bazuar në meritë, nuk varet nga afatet, por përcaktohet nga ritmi i reformave të Shqipërisë, para së gjithash në fushën e sundimit të ligjit. Rezultatet e këtij transformimi duhet t’u sjellin dobi të gjithë anëtarëve të shoqërisë dhe të vlejnë në mënyrë të barabartë për të gjithë. Në rrugën e saj drejt BE-së Shqipëria mund të ketë besim në mbështjetjen e Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Tiranë.