Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh sot grupin e PS, dorëzon ndryshimet ligjore për pezullimin e ministrave dhe posteve kushtetuese


Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 09:00 grupin parlamentar të Partia Socialiste për të prezantuar ndryshimet ligjore që synojnë t’u heqin gjykatave të drejtën për të pezulluar nga detyra ministrat dhe funksionarë të tjerë kushtetues.

Ndryshimet ligjore mbajnë firmën e Ramës, të kreut të grupit parlamentar Taulant Balla dhe të kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja dhe do të depozitohet në Kuvendi i Shqipërisë pas mbledhjes.

Ndryshimet parashikojnë që ndalimi i pezullimit nga detyra të shtrihet edhe për Presidentin, Kryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Ligji nuk ka fuqi prapavepruese dhe nuk ndikon në çështjen e Belinda Balluku, për të cilën pritet shqyrtimi në Këshillin e Mandateve pas vendimit të Gjykata Kushtetuese.