
Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Klevis Balliu, është takuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih me Brett Leatherman, drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byroja Federale e Hetimit (FBI), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Balliu deklaroi se opozita e Shqipërisë mbështet plotësisht SHBA-në dhe luftën e saj kundër karteleve.
“Kënaqësi të takoja Brett Leatherman, Drejtor i Divizionit Kundër Krimit Kibernetik në Byronë Federale të Hetimit (FBI) të SHBA
Gjatë bisedës sonë e informova mbi shqetësimet serioze për situatën e sigurisë kibernetike në Shqipëri, veçanërisht për lidhjet e dyshuara të elementëve të krimit të organizuar me struktura brenda Drejtorisë së Krimit Kibernetik dhe për skandalin e AKSHI-t, ku përmes manipulimit të tenderave publikë dhe kapjes së sistemeve dixhitale kanë përfituar subjekte të lidhura me kartelet e drogës.
Theksova se kur infrastruktura dixhitale bie nën ndikimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, rrezikohen ekonomia, siguria kombëtare dhe proceset demokratike. Lufta kundër krimit kibernetik dhe pastrimit të parave kërkon bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë, ndaj mbështetja dhe ekspertiza e SHBA janë jetike për të garantuar institucione të sigurta dhe funksionale për qytetarët shqiptarë”-shkruan Balliu.