
Një operacion policor kundër armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Kamëz, ku është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Policia njoftoi se u arrestua një 51 vjeçar, banues në Kamëz dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë.
Njoftimi:
Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.
Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.