Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shtetase të huaja për prostitucion në Fier, sekuestrohen para dhe celularë



Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetase të huaja, njëra nga Kazakistani dhe tjetra nga Turqia, të cilat ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në qytetin e Fierit.

Bëhet fjalë për shtetaset Y. Y., 30 vjeçe, nga Kazakistani, dhe A. A., 31 vjeçe, nga Turqia, të cilat kishin përshtatur banesën për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, janë sekuestruar 2,800 euro dhe 29,000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.