
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti për kryeministër.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Kuvendi i Kosovës sonte pritet të mblidhet në një seancë të re për formimin e Qeverisë, shkruan Koha.