
Ministrja e Brendshme Koçiu ka akuzua protestduesit e opozitës për dhunë ndaj efektivëve të policisë.
Ajo shkruan se e drejta për të protestuar, për të disatën herë u dhunua nga një grup që zfjodhi forcën.
Koçiu shtoi se policia do garantojë të drejtën për të protestuar si dhe do garantojë sigurinë e çdo qytetari.
“E drejta për të protestuar, për të disatën herë, u dhunua nga një grup që zgjodhi forcën në vend të fjalës, duke sulmuar, dhunuar e lënduar punonjësit e Policisë së Shteti.
Dhuna nuk mund të jetë kurrë një mjet dhe asnjë lloj agjende nuk e justifikon përdorimin e saj.
Mirënjohje për çdo punonjës policie që tregoi profesionalizëm dhe maturi përballë çdo provokimi.
Policia do të jetë gjithmonë në krye të detyrës për të garantuar të drejtën për të protestuar, si dhe të garantojë sigurinë e çdo qytetari dhe të pronës publike dhe të qytetarëve.” – shkruan Koçiu.