Vendosni fjalën kyçe....

Seanca në GJK për Rregulloren e Kuvendit, Bardhi: Qëllimi është përjashtimi i opozitës nga procesi i integrimit në BE



Ka nisur sot seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ndryshimet e fundit në Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se ndryshimet u bënë me qëllim që opozita të përjashtohej tërësisht nga procesi parlamentar i integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Shumë nga të drejtat e deputetëve, të sanksionuara në Kushtetutë, nuk janë të ekzekutueshme pa rregullat e Rregullores së Kuvendit. Qëllimi ka qenë që opozita të përjashtohet tërësisht nga procesi në Kuvend i integrimit. Gjatë legjislaturës së shkuar u ngrit komisioni i posaçëm që dështoi të prodhonte produkte parlamentare. Mazhoranca tenton ta kthejë në institucion të përhershëm”, tha Bardhi.

Ai theksoi gjithashtu se Rregullorja ka të njëjtën fuqi për Kuvendin si ligji organik për Gjykatën Kushtetuese, dhe se secila pjesë e procesit parlamentar duhet të zbatohet me përpikmëri, për të garantuar funksionimin e drejtë të institucioneve dhe respektimin e të drejtave të deputetëve.