Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 6 persona në Durrës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tentativë korrupsioni



Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona gjatë fundjavës për drejtim automjetesh në gjendje të dehur, si dhe për tentativë korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve në rrugët “Petrit Llaftiu” dhe “Taulantia”, shërbimet e Policisë konstatuan dy automjete që kryenin manovra të rrezikshme. Drejtuesit e tyre, shtetasit N. N. dhe H. M., tentuan të korruptonin efektivët duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit dhe masave ligjore. Nga testimi rezultoi se N. N. drejtonte automjetin me 1.62 mg/l alkool në gjak, ndërsa H. M. me 1.57 mg/l.

Gjatë fundjavës u arrestuan gjithashtu shtetasit D. M., i cili drejtonte automjetin me 1.22 mg/l alkool, dhe D. Ç., me 2.21 mg/l, të kapur në gjendje të dehur gjatë drejtimit të mjeteve.

Një tjetër shtetas, R. D., banues në Durrës, u arrestua në rrugën “Hysen Kertusha” për drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.